Nëse mendoni se Mbretëresha Elizabeth është e acaruar vetëm me çiftin Meghan Markle dhe Princ Harry jeni gabim.Së fundmi ajo është ndjerë e “pakënaqur” me Kate Middelton dhe Princin William. Shkak për këtë është bërë përdorimi i shpeshtë i avionit mbretëror nga ana e çiftit.
Nëse të gjithë mund të mendojmë se ka të bëjë me shpenzimet, për familjen mbretërore ky nuk është një problem. Mbretëresha është e shqetësuar për sigurinë e trashgimtarëve të drejtëpërdrejtë të fronit, të cilët nuk duhet të udhëtojnë në një avion.
Kohët e fundit, Kate dhe William kanë udhëtuar me avionin mbretëror së bashku me fëmijët, gjë që monarkja britanike se ka pritur aspak mirë. Ndaj ka vendosur të marrë masa, duke thirrur çiftin për të diskutuar.Siç tha eksperti mbretëror Neil Sean: “Duket se Princi William dhe Kate kanë kundërshtuar urdhrat e Mbretëreshës. Këtë javë ata u panë duke hipur në një avion në pjesën e pasme të Pallatit Kensington teksa po shijonin një pushim të shkurtër. Kjo ishte ajo që bëri që mbretëresha të shqetësohej.”

Neil vazhdoi të shpjegoi se “Është protokoll mbretëror që anëtarët e familjes të udhëtojnë me avion të veçantë për arsye të dukshme sigurie” dhe tha “Mbretëresha i foli shumë ashpër William për këtë. Por në këtë rast, ndoshta princi nuk i kushtoi vëmendjen e duhur”.
“Kur Princi William dhe Kate të kthehen nga pushimi i tyre i shkurtër, ata do të thirren në Windsor për një shpjegim,”-përfundoi eksperti.




























