Artisti kontrovers nga Prishtina, Astrit Ismaili i ka cuditur të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës.

Tematika e këtij viti e Bienales së Athinës është “Eklipsi që ëndërron dritën”.

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.

Vetë artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shpjeguar konceptin e performancës së tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative ëhen Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai.