Kryeministri Edi Rama në një bisedë sot për mësimin online tha se nuk jemi në një situatë normale dhe se vendimi për të mos hapur universitetet është marrë pak ditë para.
Lidhur me cilësinë e mësimit online, kryeministri deklaroi që e rëndësishme është që është aksesuar nga shumica dhe se ka përpjekje për përmirësim.
“Cila quhet mënyra e duhur. E para mësimi është kryer në tërësi dhe kjo ka qenë një lehtësi e madhe mes mundësisë për të qëndruar në kontakt me mësuesin e shkollën dhe pamundësisë për të pasur asnjë lloj kontakti. Kjo flamë nuk na ka gjetur as me spitalet që kishim deri disa vite më parë sepse do ishte një katastrofë dhe as në pamundësi për të dhënë shërbime online për njerëzit. Imagjino të mos kishim e-albania. A është bërë mësimi online me atë cilësi që e ka kompensuar plotësisht pamundësinë për të shkuar në shkollë dhe për të vijuar me mësimin tradicional besoj do ishte e tepruar. Sigurisht që është bërë, diku më mirë, diku pak më mirë por e rëndësishme është që është garantuar aksesi për shumicën dërrmuese. Por përpiqemi të përmirësohemi.
Për sa i përket universitetit edhe aty është mundësia por sigurisht që nuk është e njëjta gjë, sidomos për studentët e viteve të para nuk është njësoj. Megjithatë jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet të ndjekim këto rrugë alternative”, deklaroi Rama.
Top Channel



























