3819 mësues u punësuan në total në vitin 2021 përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Të dhënat mbi numrin e mësuesve të punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”, për periudhën 2014-2021 u publikuan sot në raportin vjetor kombëtar të Antikorrupsionit.

Kështu në vitin 2014 përmes këtij portali u punësuan 1113 mësues; në vitin 2015 u punësuan 1421 mësues; në vitin 2016 u punësuan 1186 mësues dhe në vitin 2017 u punësuan 654 mësues.

Në vitin 2018 përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” u punësuan 1730 mësues; në vitin 2019 u punësuan 1997 mësues në vitin 2020 u punësuan 2748 mësues dhe në vitin 2021 u punësuan 3819 mësues.