
Presidenti Ilir Meta Meta vlerësoi sot mesazhin e Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke e cilësuar atë kuptimplotë.
Meta përcolli mesazhin e Johnson-it ku ai shprehet se nuk mund të lejohet që dyert e NATO-s që u hapën në vitin 1999 për 14 shtete, të mbyllen.
“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”, citoi Meta mesazhin e kryeministrit britanik.
























