Në qendër të debatit është përpunimi i të dhënave personale: nëse Metës nuk i jepet mundësia për të transferuar, ruajtur dhe përdorur të dhënat e përdoruesve të saj evropianë në serverët amerikanë, atëherë gjigandi mund të detyrohet të mbyllë disa nga aktivitetet e tij në BE.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë dëshirë dhe asnjë plan për t’u tërhequr nga Europa”, tha një zëdhënës i Metës, kompania nën kapelën e së cilës janë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Bizneset në thelb kanë nevojë për rregulla të qarta globale për të siguruar flukse afatgjata të të dhënave midis SHBA-së dhe BE-së, ndërsa situata evoluon, ne po monitorojmë për ndikimin e mundshëm nga zhvillimet evropiane”.

Thjesht Meta, si shumë kompani, organizata dhe shërbime të tjera – shton zëdhënësi i kompanisë – bazohet në transferimin e të dhënave mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për të ofruar shërbime globale.

Ashtu si kompanitë e tjera, për të ofruar një shërbim global, ne ndjekim rregullat evropiane dhe mbështetemi në klauzola standarde kontraktuale dhe masa adekuate për mbrojtjen e të dhënave”.

“Njoftimi i Metës “është njoftim i freskët dhe nuk kemi asnjë koment për të bërë për momentin”, por “një gjë duhet të jetë absolutisht e qartë: BE-ja vendos legjislacionin e saj duke marrë parasysh vlerat tona, interesat e konsumatorëve dhe qytetarëve”, tha ai.