Ndërsa ndodhet në Elbasan i ftuar në emisionin Debat&Transparencë në televizionin Skampa, Presidenti Meta thekson se pas kryerjes së aktiviteteve do të niset me urgjencë drejt Kavajës.

Presidenti Meta tha se po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë. Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.