Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gazetaren e BBC, Yalda Hakim.

Kryeministri shprehet se, është nder të punosh krah për krah me gazetaren e BBC për strehimin e për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani.

“Është një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim-in dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe për t’i bërë ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpi. Pasi t’i strehojmë ata, ne duhet t’u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë atë krejtësisht së bashku. Për ta, për ne, për fëmijët tanë”, shprehet Rama.