Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet e reja rezultojnë në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

“Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar “, informon Ministria.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç”, bën të ditur MSHMS.

Sipas MSHMS-së, janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2021)
Raste të reja ditore        325
Të shëruar në 24 orë      563
Të shtruar në spitale      164
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2827
Testime totale              1,237,635
Raste pozitive                174,968
Raste të shëruara          165,087
Raste Aktive                    7113
Humbje jete                    2,768
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3080
Durrës            842
Fier                  712
Shkodër          609
Vlorë              379
Elbasan          346
Lezhë              269
Berat              230
Gjirokastër      208
Kukës              156
Korçë              155
Dibër              127