Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1228 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 42 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 21 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

“Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,626 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (17 Prill 2022)

Raste të reja ditore          42
Të shëruar në 24 orë       18
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,228

Testime totale               1,793,209
Raste pozitive                  274,504
Raste të shëruara            270,626
Raste aktive                         382
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           222
Vlorë               39
Berat               22
Fier                  24
Shkodër          17
Gjirokastër     17
Korçë              16
Elbasan          14
Durrës              8