Vetëm pak orë pasi Bashkimi Evropian premtoi një ndihmë tjetër për Ukrainën, Rusia u përgjigj me një valë masive sulmesh me dronë dhe raketa.

“Pushtuesit kanë nisur sulme në infrastrukturën e rëndësishme”, tha sot guvernatori ushtarak i Kharkivit, Oleh Synehubov.

“Rreth 150 000 familje janë pa energji elektrike”, tha ai.

Zyrtarët thanë se rajoni i Zaporizhias në juglindje, u godit brenda një ore nga 17 predha.

“Ky eshte numri më i madh sulmeve që nga fillimi i pushtimit”, tha një zyrtar i lartë në këshillin e qytetit të Zaporizhias, Anatoly Kuryev.

Sipas raportimeve të medias, shpërthime u dëgjuan gjatë natës së së enjtes në Dnipro dhe në rajonin Vinnytsia.

Kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovskut, Serhyy Lysak, tha se shpërthimet erdhën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, të cilat kishin kapur të gjithë dronët në hyrje.