Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.
“Janë 286 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç”, informon Ministria.
Ministria bën të ditur se, “janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë”.



























