Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 498 qytetarë.
Sipas njoftimit të MSHMS rastet e reja me COVID-19 janë në këto bashki: 147 qytetarë në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnjë, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vaun e Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë-Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Përrenjas.
“Në gjithë vendin janë 3,724 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 gusht 2022)
Raste të reja ditore 498
Të shëruar në 24 orë 521
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1412
Testime totale 1,948,919
Raste pozitive 324,095
Raste të shëruara 316,796
Raste aktive 3,724
Humbje jete 3,575
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,578
Fier 480
Durrës 330
Vlorë 302
Korçë 203
Elbasan 186
Shkodër 161
Gjirokastër 149
Lezhë 141
Berat 119
Dibër 59
Kukës 16


























