Që prej 2 prillit besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e agjërimit.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Besimtarët nuk hanë ushqim dhe nuk pinë ujë deri në perëndimin e diellit, duke iu përkushtuar vetes edhe më shumë se zakonisht adhurimit të Zotit dhe frenimit të egos.

Kryeministri Edi Rama ndau foton e një besimtari teksa falet në perëndim të diellit.

“Tre janë lutjet që nuk refuzohen kurrë: Lutja e një babai, lutja e një udhëtari dhe lutja e një agjëruesi”, shkruan Rama.