Shkencëtarët kanë deklaruar se ndoshta do të jetë e nevojshme një dozë e tretë e vaksinës anti-Covid për të na mbrojtur nga variantet e reja.
Mësohet se 7 vaksina do të testohen tek personat mi 75 vjeç dhe tek të tjerët në moshë pune, duke ndjekur përgjigjen e sistemit imunitar dhe duke mbajtur shënim ndonjë efekt anësor.
Rezultatet do të ndihmojnë shkencëtarët të vendosin nëse rivaksinimi i njerëzve do të jetë i nevojshëm këtë vjeshtë për të rritur imunitetin e tyre ndaj varianteve të reja të Covid-19.
Edhe pse mbi 25 milionë persona kanë marrë 2 doza vaksinash, ende nuk është e qartë sa zgjat mbrojtja, shkruan The Mirror.
Studimi, i quajtur COV-Boost, po rekruton 3,000 njerëz të të gjitha moshave që kanë bërë dozën e parë të vaksinës në dhjetor ose janar.


























