Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në spitalin Infektiv.
Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar.
11 në Tiranë,1 në Krujë, 1 në Korcë, 1 në Elbasan dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor
Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 raste
Kukësi u shtua ditën e djeshme në hartë e të prekurve me COVID-19, ku një infermier rezultoi pozitiv. Sipas burimeve të Report Tv infermieri në Kukës ka infektuar edhe 4 familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus.
Burimet konfirmojnë se ISHP ka kryer 58 tamponë nga të cilët 27 i janë bërë personelit mjekësor dhe pjesa tjetër janë familjarë dhe kontakte të tyre. Nga personeli mjekësor rezultoi vetëm një infermiere e urgjencës, ndërsa nga kontaktet vetëm 4 familjarë duke e çuar numrin e të prekurve në Kukës në 6 persona.
Bëhet e ditur se familjaret dhe infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma, të karantinuar në shtëpitë e tyre.