Ish-ministri i PD-së Engjëll Dakli është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ai humbi jetën në një klinikë në Turqi ku kishte shkuar për t’u kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.
Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe deputetja e Elbasanit Evis Kushi:
“Më trishtoi sot lajmi për ndarjen nga jeta të Engjëll Daklit, të cilin do ta kujtoj gjithmonë për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, e sidomos përpjekjen e tij të palodhur për përmirësimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër si model frymëzimi i intelektualit dhe qytetarit të denjë e fisnik.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje!”-shkruan Kushi.




























