Mjeku Myftar Zemani, i njohur ndryshe si doktor Tarja ka ndërruar jetë nga koronavirusi.  Ka qenë avokati Genc Gjokutaj i cili ka bërë të ditur lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale. Gjokutaj shkruan se kjo flamë e zezë mori mjekun e njohur duke mos na lejuar të bëjmë nderimet e fundit ashtu siç i takon.

“Sot eshte ndare nga jeta per shkak te Covid 19, mjeku dhe humanisti Myftar Zemani ( doktor Tarja ). Kjo flame e zeze jo vetem qe na e mori doktor Taren por nuk na lejon qe ti bejme edhe nderimet e fundit ashtu sic i takon!

Te qofte dheu i lehte i dashuri Tare dhe shpirti yt qofte ne Parajse. Me dhimbje Ilir Balili, Haxho Balili (Gjokutaj ), Shaho Balili ( Nanaj ), Antoneta Balili (Saliu )”, shkruan Gjokutaj.