KukësiVllaznia 0-0

NDESHJA: Kukësi-Vllaznia ishte supersfida për vendin e 3-të të Superligës e cila u luajt ditën e sotme dhe u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje zhgënjyese nga të dyja skuadrat që ishin nën nivelin e pritur e madje bënë vetëm 3 goditje në portë për 90 minuta.

Pjesa e parë ishte shumë e vaktë, ndërsa në pjesën e dytë, Kukësi goditi dy herë portën, por në të dyja rastet u pritën nga Zogovic, ndërsa Vllaznia bëri vetëm një goditje në portë me Aralican që u grushtua nga Tafas.

Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë dhe tani Kukësi mban vendin e 3-të me 39 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 4-të me 39 pikë.

Java e 24-të e Superligës

Stadiumi “Elbasan Arena” / Ora 16:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj. Taipi, De Lucas, Milunovic, Fejiao, Puntus, Basa. Trajner: Diego Longo

Vllaznia: Zogovic, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Fangaj, Krymi, Heric, Kruja, Latifi, Djurdjevic, Aralica. Trajner: Tomas Brdaric

Gjyqtar: Kridens Meta / VAR: Olsion Yzeiraj