Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë sot së bashku me përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri në aktivitetin e organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Ismail Qemali” në kuadër të festimeve për “Ditën e Europës”.
Kushi tha se mbeti shumë e impresionuar dhe e emocionuar nga një superorganizim i nxënësve të talentuar dhe mësuesve të përkushtuar të këtij gjimnazi.
“Materiale vizuale në çdo ambient të shkollës, miniekspozita, diskutime të hapura, aktivitete sportive, etj., ishin disa nga aktivitetet që përcillnin proceset historike të BE dhe mesazhin, se Shqipëria i përket familjes së madhe të vlerave europiane”, – theksoi Kushi.
Ministrja falënderoi nxënësit dhe mësuesit për angazhimin dhe u uroi shumë suksese për mbylljen e këtij viti shkollor.
Me rastin e “Javës së Europës” po organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme në vendin tonë.

/k.s/j.p/r.e/