Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot në Ankara, Turqi, një takim me presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, prof. dr. M. A. Yekta Saraç.
Gjatë takimit Kushi dhe Saraç u dakordësuan mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri, si dhe diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Sot në Ankara zhvillova një takim shumë të frytshëm me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë prof. dr. M. A. Yekta Saraç, me të cilin dakordësuam mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri. Gjithashtu, diskutuam gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, – tha Kushi.