Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, për të rishikuar rrogat e tyre.
Emra të njohur të skenës si: Arben Derhemi, Anila Bisha, Olta Daku, Ndriçmi Xhepa, Elia Zaharia, Laert Vasili dhe shumë të tjerë, janë shprehur të pakënaqur nga pagesat, duke thënë se paguhen me rrogë bazë edhe pse janë treguar korrektë në punën e tyre.
Aktorët kanë thënë se iu vjen mirë për pranimin e kërkesës së kolegëve të TKOBM, të cilët kërkuan më herët rritjen e pagave, por shtojnë se nuk do të dëshironin që të diferencoheshin.
Ata paralajmërojnë se do presin reagimin e Ramës dhe ministres Margariti deri më 31 gusht 2022. Në të kundërt, aktorët kanë theksuar se do të përshkallëzojnë veprimet për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe artistik./Burimi “NEWS BOMB”



























