Thuajse në çdo dalje publike të familjes mbretërore, vëmendjen më të madhe e merr ajo, princeshë Charlotte!

Bashkë me familjen e saj, princesha e vogël bëri shfaqjen e parë në një tapet të kuq dhe sigurisht e shoqëroi me gjeste që tregojnë shumë nga karakteri i saj i veçantë. William, Kate, princi George, Louis dhe princeshë Charlotte iu bashkuan një shfaqeje teatrale me pantomime ditën e premte dhe njerëzit nuk i hoqën dot dytë nga familja!

Të shoqëruar nga duart e prindërve, princeshë Charlotte, duket se “u lodh” duke mbajtur dorën e të atit dhe vendosi t’ia heqë. Princi William bëri një përpjekje për ta kapur sërish, por sigurisht pa sukses!

Princesha u pa te ecte gjithë siguri dhe besim para njerëzve. Një situatë e tillë nuk i shpëtoi internetit, ku shpejt videoja u bë virale.

Edhe pse Charlotte shpesh eklipson gjithë familjen me tipin dhe gjestet e saj unike, vogëlushi Louis dhe George nuk kaluan pa u vënë re!
Burimi: People



























