Kopshti zoologjik në Berlin nuk ka më arinj polarë të famshëm pasi Katjuscha ngordhi në moshën 37-vjeçare, një dekadë pas Knut.
Katjuscha, ariu polar më i vjetër në Evropë, u gjet i ngordhur nga rojet në ambientet e jashtme më 24 dhjetor, njoftoi kopshti zoologjik të hënën. Arinjtë polarë zakonisht jetojnë nga 25 deri në 30 vjeç. Katjuscha kishte probleme me zemrën dhe kishte kohë që trajtohej.
Katjuscha lindi në kopshtin zoologjik të Karlsruhes në vitin 1984 dhe u transferua në Berlin pas një viti. Ajo nuk rriti pasardhës të saj.
Ajo jetoi së bashku me Knut, i lindur në 2006, i cili u bë simbol i Berlinit pasi u rrit nga rojtarët.
Knut ishte një nga yjet më të mëdhenj në historinë e kopshtit zoologjik dhe e gjithë Gjermania u trondit pas ngodhjes së tij të papritur në vitin 2011


























