Ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Elbasanit ka nisur procesi i vaksinimit për stafin mjekësor të këtij spitali. Në ditën e parë të vaksinimit ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu.

Për spitalin e Elbasanit janë vënë në dispozicion 300 doza vaksine dhe sot do të kryehen 155 dozat e para.