Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, njëherësh edhe shefja e Infektivit Najada Çomo ka publikuar një foto pas votimit në zgjedhjet e ditës së sotme.

Ajo është shfaqur me bashkëshortin dhe vajzën e saj duke pirë kafe në një lokal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Najada Çomo shkruan se po pi kafe me familjarët pas 412 ditëve.

“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto.

Siç duket për shkak të pandemisë, ata kanë shumë kohë që nuk kanë dalë për të pirë një kafe sëbashku.