Nga Lira Gjika
Edukatore, Eni më shau- qante duke treguar Gersi një djalë katër vjeçar. Edukatorja e mori për dore dhe u ulën të dy te stoli. Ajo i vuri dorën te supi dhe iu drejtua me zë të qetë. -më thuaj Gersi ti e pyete Enin se cfar mendonte për ty apo e tha vetë. –ma tha vetë edukatore.- atëherë nuk ke arësye të mërzitesh.
Ti duhet të jesh i vëmëndshëm ndaj atyre njerzve që ti vetë zgjedh ti dëgjosh. Kur të të thotë dikush ndonjë fjalë që stë pëlqen i thuaj:-“nuk të pyeta se çfarë mendon për mua dhe nuk e dua mendimin tënd”. Gersi e dëgjonte edukatoren me vëmëndje por të qarën nuk e ndërpriste.
Mos u mërzit Gersi ti je djalë i zoti dhe do ta mësosh këtë mënyrë të sjelluri siç ke mësuar të folurën, të ecurën dhe po kështu do të mësosh edhe të zgjedhësh kë të dëgjosh.
Unë do të flas edhe me Enin që të mos japë mendime kur nuk e pyesin dhe tani të lutem qetësohu, pasi nuk duhet të rrimë gjatë të mërzitur. Unë mendoj se mund ta vizatosh mërzinë që provove, si thua? –Mirë edukatore do ta vizatoj.- u përgjigj Gersi tashmë i qetësuar.


























