Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të vizitojë Kinën “sa më shpejt të jetë e mundur” për të studiuar origjinën e koronavirusit të ri, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Reuters.
“Ne jemi duke planifikuar dhe shpresojmë të jemi në terren sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai në një konferencë për shtyp.
Që nga fillimi i pandemisë, Kina është akuzuar nga SHBA-ja, veçanërisht nga presidenti, Donald Trump, duke e fajësuar për përhapjen e virusit vdekjeprurës në gjithë botën, duke mos lajmëruar OBSH-në në kohën e duhur që të merreshin masat për frenimin e Covid-19.


























