Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shprehu gatishmërinë e institucioneve në mbështetje të shtresave më në nevojë duke ju mundësuar shpërblimet e Pakos së Madhe për të gjitha kategoritë që mbulohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
“Kemi të garantuar të gjithë likuiditetin e nevojshëm për të realizuar në kohë pagesat e nevojshme”, tha Ibrahimaj.
Ministrja bë ri të ditur se, nga Pakoja e Madhe janë paguar deri në datën 6 janar, 107.081 shpërblime për pensionistët.
“E drejta për ta përfituar nuk i humbet askujt. Të gjithë ata individë që nuk do të kenë mundësi ta tërheqin për momentin, mund ta bëjnë brenda 36 muajve në vijim”, theksoi Ibrahimaj.
Pakoja e Madhe shkon në mbështetje të 1 milion individëve me një kosto në buxhet prej 8 miliardë lekësh.
695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë secili në kuadër të Pakos së Madhe të mbështetjes për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.



























