Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Vlorë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit, shtetasja Anxhela Capo 23 vjec, ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa bashkudhëtarja e saj, shtetasja Silvana Muho 23 vjeç,  është nisur drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

Si pasojë e aksidentit është vështirësuar dhe lëvizja e mjeteve në këtë aks të autostradës. Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Ndërkohë në pamje e rënda duket viktima në rrugë pa shenja jete dhe dyshohet se është marrë zvarrë nga ndonjë makinë tjetër kur ka ndodh aksidenti.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.