Unë kërkoj fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në emër të Zotit ju kërkoj, ndaloni këtë masakër, bëri thirrje sot Papa Françesku në Twitter.
“Kurrë luftë! Mendoni mbi të gjitha për fëmijët, të cilëve u është hequr shpresa për një jetë të denjë, fëmijë të vdekur, të plagosur, jetimë, fëmijë që mbetjet e luftës i kanë si lodra… Në emër të Zotit, ndaloni!”, tha sot Papa Françesku.
Mesazhi i Papa Françeskut është shpërndarë jo vetëm në nëntë gjuhët e rrjetit të tij zyrtar, por edhe në rusisht dhe ukrainisht.


























