Të kuqtë patën përballë një skuadër apatike në mbrojtje dhe të pafuqishme për të rrezikuar portën kundërshtare. Skuka, sapo nisi ndeshja, dhe Cara, pa u mbushur gjysmë ore lojë, i dhanë epërsinë e dyfishtë Partizanit në fraksionin hapës. Ndëshkimi me karton të kuq i Asion Dajës në pjesën e dytë u pasua nga goli Sotës, ndërsa në shtesë Junior relizoi golin që vulosi fitoren 4-0 të “demave”.
Teuta-Partizani 0-4 (Skuka 2′, Cara 28′, Sota 60′, Junior 92′)
90+2’ – Goooool! Partizani shënon edhe golin e katërt me Junior, finalizimin që u konfirmua nga sistemi VAR, pas dyshimeve për pozicion jashtë loje.



























