Në pyjet e ishullit të Sazanit në Vlorë ka rënë zjarr me të cilin po luftohet për ta vënë në kontroll.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se, që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në ishullin e Sazanit.

“Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”, njoftoi Peleshi në rrjetet sociale.