Emisioni në Top Channel, Artkand, i drejtuar nga Jetona Koçibelli i dedikohet krejtësisht veprave të artit dhe shitjes së tyre.

Ditën e sotme ka qenë një vepër shumë e veçantë, pasi ishte kryeministri Edi Rama dhe një vepër e tij mjaft interesante.

Puntanta iu kushtua artit bashkëkohor dhe kjo bëri që interesimi të ishte shumë i madh dhe të kishte shumë kërkesa në lidhje me veprën.

Moderatorja e reklamoi veprën e Ramës: “Edi Rama, Pa titull, grafikë në letër të shtypur, 29x20cm, viti 2006, cmimi fillestar 1500 euro”.

Vepra e Ramës duket se është bërë në zyrën e tij, nga të shumtat që ai bën gjatë momenteve ekspresive të frymëzimit si piktor.

Edi Rama përveç se kryeministër njihet dhe si artist. Ai është i biri i Kristaq Ramës, një tjetër emër i madh në artin shqiptar.

Moderatorja tha ne fund te emisionit se kishte arritur cmimi brenda emisionit per vepren e Edi Rames deri ne 3000 euro. Cmim mjaft i majme!