Mesfushori francez i ”Manchester United”, Paul Pogba, do të largohet nga klubi i Premier Ligës angleze si lojtar i lirë në fund të qershorit.
“Klubi mund të njoftojë se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit, pas skadimit të kontratës së tij”, njoftoi klubi në një deklaratë.
Në vitin 2016, Pogba iu bashkua klubit ”Manchester United” nga ”Juventus”-i i Italisë, ndërsa kontrata e tij do të përfundojë më 30 qershor.
Ai ishte një lojtar i rregullt i ”Juventus”-it në periudhën 2012-2016, duke fituar katër tituj të Serie A.
Klubi anglez pagoi 105 milionë euro për të blerë Pogban nga ”Juventus”-i dhe kjo ishte marrëveshja më e madhe futbollistike e vitit 2016.
“Të gjithë në klub dëshirojnë ta urojnë Paul-in për karrierën e tij të suksesshme dhe ta falënderojnë për kontributin e tij në ‘Manchester United’. I urojmë atij gjithë të mirat për hapat e ardhshëm në një rrugëtim të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e Manchester United.
Duke luajtur si mesfushor, Pogba shënoi 39 gola dhe bëri 51 asistime në 233 paraqitje në të gjithë karrierën e tij në ”Manchester United”.
Këtë sezon, Pogba shënoi një gol dhe bëri nëntë pasime-gol në 27 ndeshje.


























