“Portali i Fermerit” është produkti më i ri digjital i realizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe dritarja unike për të gjithë ata që janë pjesë e sektorit të bujqësisë, por jo vetëm.

I prezantuar pak ditë më parë, “Portali i Fermerit” po ndiqet dhe klikohet me shumë interes, jo vetëm nga komuniteti rural, por edhe nga konsumatorët, që minimalisht informohen mbi çmimet e produkteve bujqësore në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cilëson realizimin e këtij projekti për ngritjen e “Portalit të Fermerit”, një hap të rëndësishëm në programin e digjitalizimit të bujqësisë.

“Ky produkt të ri digjital i vjen në ndihmë fermerëve dhe lehtëson procedurat e mbështetjes së tyre me informacione utilitare në kohë reale dhe transparencë të plotë”, tha Krifca.

Aty mund të informoheni në çdo moment të ditës për tregjet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentet e financimit, kujdesi veterinar, ofertat e farmacive bujqësore, tipologjia e grumbulluesve, legjislacioni në fuqi, e shumë të tjera.

Një grup prej rreth 40 punonjësish të Zyrave të Bujqësisë në të gjithë Shqipërinë grumbullojë çdo ditë informacion të plotë rreth çmimeve në tregjet e shumicës në 12 qarqe të vendit, duke regjistruar çmimet në tregjet e shumicës.

Ndërkohë që një rubrikë e veçantë në këtë portal, jep informacion të detajuar për tokat e lira që ka në dispozicion MBZHR dhe jepen me qira.