Stomaku është një organ i cili luan një rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit, ku ky i fundit është një ndër shkaktarët kryesorë të problemeve të stomakut.
Stomaku shërben si një motor për të gjithë organizmin e njeriut dhe nuk janë të pakta dhe shqetësimet që mund të hasim. I ftuar në emisionin Shëndet plus gastroenterologu dhe endoskopisti Plarent Kapo shprehet se një nga arsyet e problemeve me stomakun është kequshqyerja.
Abuzimi me ushqimin, alkoolin, duhanin e dëmtojnë atë. Madje ai tha se nëse dikush i përdor ato duhet t’i themi, jo thjesht të reduktosh përdorimin e tyre por të mos përdoren aspak. Po ashtu edhe çdo ushqim që ti e kupton që të bën keq, reduktoje. Secili duhet të jetë i ndjeshëm ndaj vetes që ta kuptojë se cilat ushqime i shkaktojnë shqetësime, për shembull dikë një gotë qumësht mund ta qetësojë; e kundërta dikë tjetër mund ta shqetësojë duke i shkaktuar fryerje, diarre etj.
Kjo gjë varet nga sëmundjet dhe patologjitë që mund të japin ushqimet si probleme. Disa ushqime që krijojnë shqetësime dhe fryerje dhe që duhet ta dimë janë : bishtajat, brokoli, patatja të cilat shkaktojnë dhe gromësira. Fryerjen e stomakut e shkakton edhe ushqyerja e shpejtë e cila krijon edhe shqetësime me zemrën, u shpreh Plarent Kapo, gastroenterolog, endoskopist në spitalin Hygeia.


























