Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një reagim së fundmi në rrjete sociale lidhur me procesin e votimit. Ai ka shkruar se asnjë votë nuk duhet tjetërsuar në procesin e numërimit.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. ??”, deklaron Presidenti Meta.


























