“Reporterë pa kufi” publikon renditjen e lirisë së shtypit. Organizata kërkon që të sigurohet qasja në informacionin e lirë e të pavarur, sidomos në kohë kritike. Në renditje Shqipëria zë vendin e 84, Kosova të 70-të.Për listën aktuale të lirisë së shtypit për vitin 2020, organizata “Reporterë pa kufi”, ROG ka hulumtuar situatën në 180 vende të botës.
Bazë për këtë janë pyetësorët si edhe shifrat për sulmet ndaj mediave e gazetarëve.
Në krye të listës qëndron Norvegjia, e ndjekur nga Finlanda dhe Danimarka. Gjermania zë vendin e 11-të, me një përmirësim prej dy vendesh.
Në fund të renditjes së lirisë së shtypit qëndron Koreja e Veriut, para saj Turkmenistani. Eritrea dhe Kina zënë vendet e 178 dhe 177. Në renditjen e lirisë së shtypit vendet e Ballkanit zenë vendet e mesit.
Shqipëria renditet e 84, kurse Kosova zë një vend më të mirë atë të 70-të. Po ashtu edhe Bosnja-Hercegovina renditet në një vend më të mirë se vendet e tjera të Ballkanit, atë të 58. Serbia zë evndin 93, Maqedonia e Veriut renditet e 92-a kurse Mali i Zi renditet më keq në vendin e 105-të. Kroacia zë vendin e 59.
Top Channel