Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Ksamil. Sipas burimeve të policisë mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij. Shtetasi me inicialet G.M., nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

























