Shefja e Epidemiologjise në ISHP, Silva Bino ka paralajmëruar se nëse do të konfirmohen raste me variantin Delta në Shqipëri, masat do të rishikohen duke rikthyer kufizimet e mëparshme.
“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë madje edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen.
Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm, duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet”, tha Bino.
Delta është një variant dominant kudo ku ai ka hyrë. Qendra e kontrollit të sëmundjeve infektive ka paralajmëruar se në 1 Gusht në 70% të territorit të botës do të qarkullojë ky variant.

























