Një spektakël në qiell gjatë perëndimit të sotëm. Kryeqytetasit dhe jo vetëm patën mundësinë të shohin një perëndim ndryshe pas breshërit që përfshiu Tiranën.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë një foto nga perëndimi shkëputur pranë stadiumit Air-Albania. “Kuqezi”, shkruan Rama.