Në anën malazeze të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit është krijuar radhë prej 3 kilometra.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalimin me regjim të lehtësuar.

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.