Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga pastrimi në disa qytete të vendit Durrës, Kolonjë, Vlorë, Tepelenë, Librazhd, Kuçovë, Fushë Arrëz dhe Poliçan.
Rama falënderoi të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit.
Kryeministri solli shembullin e Korsikës në Francë, e cila falë pastrimit u shndërrua në një vend ku u zhvillua turizmi.
“Korsika ishte një nga vendet më të varfra të Francës, kur njerëzit e saj e bënë vendin më të pastër të Francës dhe pastërtia shembullore e Korsikës e ktheu natyrën magjike të saj, në burimin e një zhvillimi fantastik përmes turizmit”, u shpreh Rama.
“Kush do më shumë nga Shqipëria duhet ta mësojë se duke mos i hedhur plehrat rrugëve, ai e rrit fuqinë zhvilluese të Shqipërisë magjepsëse, falë pastërtisë së saj”, tha Rama.
Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.


























