Media prestigjoze spanjolle, RTVE, ka përzgjedhur të bëjë pjesë të ciklit televiziv “Senderos con Juan y Migas” (Shtegtim me Juan e Migas) kalanë e Rozafës përmes personazhit Juan dhe qenit të tij, Migas, të njohur në median spanjolle si udhëtarë të pandarë.

Kvshtu u shpreh mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama i cili postoi edhe disa foto nga ky cikël.

Kalaja e Rozafës ka qenë shpesh pjesë e medieve si dhe artistëve të huaj ku janë xhiruar edhe filma.

E lashta kala e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.