Në të gjithë vendin po vijon Plani Kombëtar i Pastrimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki, ndërsa theksoi se mbrojtja e mjedisit është mënyra më e mirë për të mos e kursyer dashurinë ndaj vendit tonë.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Mbrojtja e mjedisit është mënyra më e mirë për të mos e kursyer dashurinë ndaj vendit tonë”, thekson Rama.

Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Sarandë, Himarë, Kavajë, Memaliaj, Tepelenë, Mirditë, Libohovë dhe Pukë.

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.