Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi.

Kryeministri Rama gjithashtu u takua me deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.