Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie” në Amsterdam foli për politikën, integrimin europian të Shqipërisë si edhe pasionin e tij për artin.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama u pyet edhe për lirinë e medias, duke u shprehur se “njoh vende ka ku udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen kontrollojnë nëse janë botuar siç duhen. Nuk mendoj se ky është një sekret apo mister që të lë mbresë kur e sheh që asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri”.

”Unë dua të respektoj kritikët, un vi nga media e lirë, kam rrezikuar jetë për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë nuk mund të rri pa folur përballë gjërave të çmendura që janë rezultat i abuzimit me lirinë e fjalës dhe kjo i ndërlikon gjërat”, u shpfreh Rama.

“Shihni vetëm për tre ditë shtypin shqiptarë dhe e kuptoni që s’ka censurë, që s’ka trysni, por ka diçka shqetësues që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë”, theksoi Kryeministri.

“Rama shtoi se “nuk dua të the që ne jemi parajsa e lirisë sepse kjo lidhet po kështu edhe më shumë gjëra të tjera si garancitë e gazetarëve, pronësia e medias, marrëdhënia me pronarët, bordet. Ne s’jemi Holanda, por nuk ka asnjë rast që një gazetar, gazetë apo televizion që të ketë pasur telashin më të vogël për shkak të trysnisë nga qeveria. Unë jam luftëtar i çmendur dhe nuk mund të hesht kur më duhet të përballem me deklarata idjote, më duhet të them fjalën time dhe nuk e kuptoj pse liria është për gazetarët dhe jo për kryeministrin dhe unë duhet të kem lirinë time të them gjërat”, tha Rama.

Yoeri Albrecht, gazetar hollandez dhe drejtori i qendrës kulturore “De Baile” në Amsterdam që intervistoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, shprehu vlerësimin për mënyrën se si ai u përgjigj në mënyrë të hapur pa kërkuar e pa patur më parë asnjë prej pyetjeve të tij.

Gazetari e quan sjelljen e Ramës një shembull të shndritshëm demokracie.“Dua t’ju falenderoj shumë shumë. Mendoj që është vërtetë mbresëlënëse që një kryeministër, që është në detyrë, vjen pa pasur asnjë pyetje më përpara për të folur për këtë. Është një shembull i shndritshëm i shoqërisë së hapur dhe demokracisë dhe është e habitshme se si vendosët që t’i përgjigjeshit të gjitha pyetjeve, edhe nga publiku. Është e jashtëzakonshme. Është e pabesueshme”, tha Albrecht.