Kryeministri Edi Rama deklaroi sot qeveria do t’i hapë rrugën një konsultimi të madh kombëtar për vendime të rëndësishme të vitit që vjen.
“Nesër vendosim në qeveri konsultimin e madh kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provincial. Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, u shpreh kryeministri Rama në një reagim.
Rama tha se drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash.
“Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!”, u shpreh ai.
Rama u ndal edhe te zhvillimet në Partinë Demokratike.
“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!”, u shpreh Rama



























