Refuzimit të BE-së për ti bërë pjesë të familjes evropiane liderët e Ballkanit Perëndimor i përgjigjen me zhvillimin e rajonit nen ombrellën e Minishengenit Ballkanik.
Kritikat ndaj Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as në Samitin e Prespës.
Rama: Nu jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Ata në BE, janë më ne depresion dhe me te frustruar se ne. Nuk do lutemi dhe nuk do themi ne jemi çuna të mirë, pse nuk na doni. Nuk doni te keni konferencë te parë qeveritare s’ ka problem, një konferencë me pak për ne.
Deklaratat e Ramës nuk u pritën mirë në Tiranë. Kryetari i opozitës Lulzim Basha dënoi gjuhën e ashpër te Kryeministrit Rama duke e krahasuar atë dhe Kryeministrin e Maqedonisë Zaev me autokratë të korruptuar qe fajësojnë BE-ne për dështimin e tyre.
Samiti i Prespës beri bashke kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, te cilët ndryshe nga sa ndodhi ne Tirane shmangen përplasjen me njeri tjetrin.
Top Channel



























